Ukraina ia numëron humbjet Rusisë për muajin maj

09 qershor 2025 | 08:16

Gjatë muajit të kaluar, mbrojtësit ukrainas goditën 3,575 automjete të drejtuara nga forcat ruse.

Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Oleksandr Syrskyi, e raportoi këtë në Facebook, mësoi Ukrinform, përcjell Telegrafi.

“Ne po sulmojmë zinxhirët e furnizimit të armikut. Vetëm në maj, u goditën më shumë se 3,500 automjete të drejtuara nga pushtuesit rusë”, vuri në dukje ai.

Sipas Komandantit të Përgjithshëm, në total, që nga fillimi i vitit, humbjet ruse në aspektin e automjeteve ushtarake kanë arritur në mbi 18,550 njësi.

“I falënderoj mbrojtësit tanë për performancën e tyre profesionale luftarake”, shtoi Syrskyi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Minuta të tërë publiku në këmbë me duartrokitje frenetike nderoi…