Ukraina jep shifrat e fundit për numrin e ushtarëve rusë të vrarë

25 shkurt 2022 | 14:17

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës më shumë se 1 mijë ushtarë rusë janë vrarë.

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka deklaruar se Rusia s’ka pasur kaq shumë viktima në asnjë konflikt tjetër të armatosur.

“Sot numri i të vdekurve nga forcat okupuese të Federatës Ruse është më shumë se 1 mijë. Rusia nuk ka pësuar një numër kaq të madh viktimash gjatë kësaj periudhe luftarake në të gjithë periudhën e ekzistencës së saj në asnjë nga konfliktet e armatosura që ka nisur”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albnin Kurti, i është kundërpërgjigjur kritikave të…