Ukraina: Kemi vrarë mbi 34 mijë rusë

26 qershor 2022 | 08:19

Ministria ukrainase e Punëve të Jashtme ka bërë bilancin e luftimeve me ushtrinë ruse tashmë që përballja ushtarake ka hyrë në ditën e 122-të.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministria ukrainase deklaron se që nga nisja e luftës më 24 shkurt janë vrarë mbi 34 mijë ushtarë ruse.

Në përditësim, raportohet se janë shkatërruar 217 avionë, 184 helikopterë dhe 1 511 tanke.

Rusia herë pas here ka deklaruar se humbjet në Ukrainë janë të mëdha, por asnjëherë nuk ka pranuar përmasa të tilla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka deklaruar se Ukraina do të…