Ukraina merr këstin e parë të paketës prej 5 miliardë eurosh nga BE-ja

18 tetor 2022 | 14:04

Ukraina ka marrë të martën 2 miliardë euro fonde mbështetëse nga Bashkimi Evropian (BE), kësti i parë i një pakete prej 5 miliardë eurosh.

Fondi është ndarë në vazhdën e luftës me Rusinë, e cila ka filluar në shkurt dhe nuk është duke treguar asnjë shenjë të ngadalësimit.

Sulmet kanë rifilluar në objektet e furnizimit me energji në qytetet kryesore të Ukrainës në fillim të tetorit, ku presidenti ukrainas, Voldymyr Zelensky ka bërë me dije se 30 për qind të termocentraleve janë jashtë funksionit.

Kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, ka përshëndetur mbështetjen e dorëzuar Kievit nga Bashkimi Evropian pasditen e sotme.

“Burimet shtesë financiare do të ndihmojnë në mbulimin e shpenzimeve urgjente buxhetore, veçanërisht për sferën sociale dhe humanitare”, ka thënë ai.

Bombardimet kanë goditur përsëri Kievin të hënën, me sulme të raportuara gjithashtu në Kharkiv, Dnipro, Mykolaiv dhe Zhytomyr.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë të martën se forcat…