Ukraina merr raketa kundërajrore nga Lituania

14 shkurt 2022 | 07:52

Ukraina ka pranuar të dielën një ngarkesë me sisteme raketore anti-ajrore Stinger dhe municione nga Lituania, tha ministria e mbrojtjes në Kiev.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, më herët të dielën, dy aeroplanë të tjerë dërguan rreth 180 tonë municione nga Shtetet e Bashkuara, tha ministri i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov.

Ukraina kishte marrë deri më tani pothuajse 1,500 ton municione të dorëzuara në 17 fluturime, tha ai në Twitter.

Zyrtarët ushtarakë thonë se Ukraina ka forcuar ndjeshëm forcat e saj të armatosura me ndihmën e aleatëve, duke pajisur ushtrinë, në veçanti, me sisteme antitanke amerikane dhe britanike dhe drone turke.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët vlerësojnë se Rusia mund të pushtojë Ukrainën në çdo moment.

Por Rusia, e cila ka më shumë se 100,000 trupa të grumbulluara pranë Ukrainës, mohon të ketë ndonjë plan të tillë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Imami nga Obiliqi ka qenë i ftuari i radhës n’Kosovë…