Ukraina mund të heqë dorë nga anëtarësimi në NATO

14 shkurt 2022 | 14:39

Ukraina mund të heqë dorë nga qëllimi i saj për t’u bashkuar me NATO-n në mënyrë që të shmangë luftën me Rusinë. Kështu ka deklaruar ambasadori ukrainas në Britaninë e Madhe, Vadym Prystaiko, për gjigantin mediatik BBC .

“Ne mund të kërcënohemi dhe të shantazhohemi dhe kjo do të na shtyjë të marrim këtë vendim,” u shpreh Prystaiko kur u pyet nëse Kievi mund të ndryshonte qëndrim lidhur me planet për tu anëtarësuar  në NATO.

Ukraina nuk është një anëtare e NATO-s, por synimet e saj për tu anëtarësuar datojnë që  nga viti 2008.

Ndërkohë, zëdhënësi i presidentit Volodymyr Zelenskyy hodhi poshtë deklaratat e ambasadorit duke thënë se tha se aspiratat e Ukrainës për t’u bashkuar me NATO-n dhe Bashkimin Evropian mbeten prioriteti kryesor për vendin.

Frika se Ukraina mund të pushtohet nga momenti në moment ka nxitur disa shtete t’u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre të largohen sa më parë nga vendi.

Me më shumë se 100,000 trupa të dislokuara në veri, lindje dhe në Krimenë e pushtuar në jug, së bashku me armatimin e ri të sofistikuar, një numër në rritje analistësh thonë se është e vështirë të mos mendosh pushtimin e   Ukrainës për herë të dytë në tetë vite./klan.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut…