
Ukraina paraqet padi kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë
27 shkurt 2022
| 23:30
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka njoftuar se Ukraina ka paraqitur kërkesën e saj kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Zelensky tha se Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për manipulimin e nocionit të gjenocidit për të justifikuar agresionin, transmeton lajmi.net.
“Ne kërkojmë një vendim urgjent që urdhëron Rusinë të ndërpresë aktivitetin ushtarak tani dhe presim që gjyqet të fillojnë javën e ardhshme”, shtoi presidenti ukrainas.