Ukraina planifikon të kërkojë gati 44 miliardë dollarë nga Rusia për dëmet nga gazrat

19 nëntor 2025 | 08:29

Ukraina planifikon që të kërkojë gati 44 miliardë dollarë nga Rusia për dëmet e lidhura me shtimin e gazrave që e ngrohin klimën, të liruara nga lufta që po vazhdon, i tha agjencisë së lajmeve “Reuters” një zëvendësministër ukrainas.

Kjo lëvizje e shënon herën e parë që një shtet do të kërkojë dëmshpërblim për dëme nga rritja e tillë e gazrave, përfshirë lëndët djegëse fosile, çimenton dhe çelikun e përdorur në luftime, si dhe nga shkatërrimi i drurëve përmes zjarreve që kanë qenë pasojë e tyre.

“Shumë dëme i janë shkaktuar ujit, tokës, pyjeve”- tha Pavlo Kartashov, zëvendësministër i Ekonomisë, Mjedisit dhe Bujqësisë.

“Kemi sasi të mëdha të gazrave shtesë CO2 dhe gazrave serrë” – shtoi ai në margjinat e samitit për klimën COP30, i cili po mbahet në Brazil.

Një anëtar i delegacionit rus në samitin COP30 refuzoi që ta komentonte paralajmërimin e Ukrainës, transmeton gazeta “Nacionale”.

Eksperti holandez për llogaritjen e gazrave të karbonit vlerësoi se lufta ka gjeneruar 237 milionë tonë gazra shtesë të barasvlershme me CO2-shin që nga fillimi i luftës në shkurtin e vitit 2022, gati sa gazrat vjetore që lirohen në Irlandë, Belgjikë dhe Austri së bashku.

De Klerk tha se ai e ka ndihmuar Ukrainën për ta llogaritur shifrën e dëmit duke u mbështetur në një studim të vitit 2022, ku kostoja sociale e karbonit vlerësohej rreth 185 dollarë për ton.

Mbetet e paqartë se nga cilat mjete do të paguhej dëmshpërblimi që do të kërkohet. De Klerk sugjeroi se miliarda dollarët në asetet e ngrira ruse do të mund të përdoreshin për ta mbuluar koston e dëmshpërblimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një deklaratë e Granit Xhakës për Albian Hajdarin dhe Leon…