
Ukraina raportoi sot se dje ka rrëzuar katër aeroplanë rusë
14 mars 2022
| 08:22
Forcat e armatosura ukrainase pretendojnë se kanë rrëzuar katër aeroplanë rusë në një ditë të vetme.
Në një përditësim të postuar në mediat sociale, Ukraina tha se kishte shkaktuar “goditje shkatërruese” në bazat fushore dhe magazinat ruse në orët e fundit, përcjell Telegrafi.
Aty është thënë se kjo do të “prish sistemin e mbështetjes logjistike të armikut në territoret e Ukrainës të pushtuara përkohësisht nga pushtuesit”.
Ndërkohë, Ukraina pretendoi se kishte shkatërruar katër aeroplanë rusë, tre helikopterë dhe shumë “mjete ajrore pa pilot” në 24 orë.
Ukraina tha se Rusia kishte përdorur infrastrukturën civile, duke përfshirë objektet fetare, për të “pajisur pozicionet e qitjes, vendosjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake”.