
Ukraina: Rusët kanë shkelur mbi 60 herë armëpushimin gjatë 24 orëve të fundit
18 shkurt 2022
| 11:16
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka deklaruar se janë regjistruar 60 shkelje të armëpushimit nga separatistët në rajonin e Donbasit gjatë 24 orëve të fundit, duke shkaktuar plagosjen e një ushtari, sipas “The Guardian”.
Forcat pushtuese ruse vazhdojnë të injorojnë marrëveshjet e nënshkruara më 22 korrik 2020 në kuadër të Grupit Trepalësh të Kontaktit. Gjatë 24 orëve të fundit, më 17 shkurt, forcat e armatosura të Federatës Ruse kanë shkelur 60 herë armëpushimin, 43 prej të cilave duke përdorur armë, të cilat janë ndaluara nga marrëveshjet e Minskut.
Të enjten në mëngjes, separatistët e mbështetur nga Rusia bombarduan një çerdhe, duke plagosur tre persona, në atë që liderët perëndimorë e cilësuan një “operacion me flamur të rremë”.