Ukraina: Rusia kreu sulmin më të madh me dron që nga fillimi i pushtimit

18 maj 2025 | 18:11

Sipas mediave të huaja, bëhet e ditur se Rusia kishte lëshuar 273 dronë deri në orën 08:00 të së dielës, duke synuar rajonin qendror të Kievit dhe rajonet e Dnipropetrovskit dhe Donetskut në lindje, thanë forcat ajrore të Ukrainës.

Sulmet kanë ndodhur vetëm një ditë para një telefonate të planifikuar midis Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin. Presidenti i SHBA-së ka kërkuar një armëpushim, shkruan A2 CNN.

Rusia dhe Ukraina zhvilluan të premten në Turqi bisedimet e tyre të para ballë për ballë në më shumë se tre vjet, por ato nuk dhanë shumë rezultate përveç një marrëveshjeje të re për shkëmbimin e të burgosurve.

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, tha të dielën se ai dhe udhëheqësit e Britanisë, Francës dhe Polonisë do të zhvillojnë një takim virtual me Trumpin, përpara bisedës së tij me Putinin të hënën në mëngjes.

Të dielën, forcat ajrore të Ukrainës raportuan se Rusia kishte lëshuar një numër rekord dronësh, përfshirë dronë sulmues Shahed, nga të cilët 88 u interceptuan dhe 128 të tjerë humbën rrugën “pa pasoja negative”.

Zyrtarët njoftuan se sulmet vranë një person në periferi të Kievit dhe plagosën të paktën tre të tjerë, shkruan A2 CNN.

Sulmi i mëparshëm më i madh me dronë nga Rusia kishte ndodhur në përvjetorin e tretë të pushtimit në shkallë të plotë më 23 shkurt, kur Moska nisi 267 dronë.

Zyrtarët ukrainas thanë se sulmet e së shtunës në mbrëmje treguan se Rusia nuk kishte ndërmend të ndalte luftën, pavarësisht presionit ndërkombëtar për një armëpushim.

“Për Rusinë, negociatat [të premten] në Stamboll janë vetëm një pretendim. Putini dëshiron luftë”, tha Andriy Yermak, një ndihmës i lartë i presidentit ukrainas.

Volodymyr Zelensky ishte në Vatikan të dielën ku pati një takim privat me Papa Leon pas meshës së inaugurimit të Papës së ri. Ai gjithashtu u takua shkurtimisht me zëvendëspresidentin e SHBA-së JD Vance në Romë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëspresidenti i ShBA-së, JD Vance, u takua të dielën me…