
Ukraina sulmon me dronë dy qytete ruse, 16 persona të plagosur
14 gusht 2025
| 11:54
Dronë ukrainas goditën dy qytete ruse të enjten në sulme që plagosën të paktën 16 persona, kanë thënë autoritetet lokale, një ditë para samitit ShBA-Rusi mbi luftën në Ukrainë.
Trembëdhjetë persona janë plagosur, dy prej të cilëve rëndë, kur një dron goditi një ndërtesë apartamentesh në qytetin jugor rus të Rostov-on-Don, raporton “BBC”.
Tre civilë u plagosën në qytetin e Belgorodit pranë kufirit me Ukrainën, sipas guvernatorit të atij rajoni, i cili postoi një video që duket se tregon një dron që godet një makinë në qendër të qytetit.
Kreu i rajonit të Volgogradit në Rusi, ka thënë se mbeturinat e rrëzuara nga dronët ukrainas kishin shkaktuar zjarr në një rafineri nafte.