Ukraina sulmon objektet e industrisë së mbrojtjes në të gjithë Rusinë

11 gusht 2025 | 16:50

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë kryer një seri sulmesh me dronë në rajonet ruse, duke sulmuar ndërmarrjet e operuara nga industria e mbrojtjes dhe objektet e infrastrukturës.

Një nga objektivat ishte fabrika e prodhimit të instrumenteve Arzamas në rajonin e Nizhny Novgorod.

Kjo ndërmarrje prodhon sisteme optike, elektronike dhe navigimi për automjete ushtarake, aeroplanë dhe raketa.

Arzamas ndodhet rreth 759 kilometra larg kufirit të Ukrainës, shkruan “Euronews”.

Sipas guvernatorit rajonal Gleb Nikitin, një punonjës i ndërmarrjes është vrarë, ndërsa dy të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar në spital.

Në rajonin e Tulës, një sulm me dronë ukrainas “mbi një nga ndërmarrjet civile” ka vrarë dy persona dhe ka plagosur tre të tjerë, sipas autoriteteve lokale.

Ndryshe, natën e së dielës, rafineria e naftës Saratov në jugperëndim të Rusisë është sulmua nga dronë.

Ka pasur shpërthime dhe një zjarr në ndërmarrje.

Sipas një raporti nga shtabi i përgjithshëm i AFU-së, i cili ka konfirmuar sulmin, rafineria e naftës “është një nga objektet kryesore të infrastrukturës së karburantit të Rusisë, duke furnizuar trupat me produkte nafte”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në dy raste të ndara, stacionet policore në Malishevë dhe…