Ukraina thotë se 3 mijë e 500 ushtarë rusë janë vrarë deri më tani

26 shkurt 2022 | 07:34

Ushtria ukrainase ka bërë me dije se Rusia është duke u përballur me humbje të mëdha njerëzish në luftën që tashmë ka hyrë në ditën e tretë.

Sipas faqes së ushtrisë së Ukrainës në “Facebook”, më shumë se 3 mijë e 500 ushtarë rusë janë vrarë dhe pothuajse 200 të tjerë janë zënë robër.

Tutje, sipas tyre, Rusia ka humbur edhe 14 avionë, 8 helikopterë dhe 102 tanke.

Por, sipas BBC-së, kjo gjendje nuk është e verifikueshme akoma.

Sot është dita e tretë prej se kur forcat ruse kanë shkelur në tokën ukrainase, gjë që ka çuar në luftë të ashpër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Ukrainas, Volodymyr Zelensky ma refuzuar një ofertë të Amerikës…