Ukraina thotë se Rusia ka shkatërruar mbi 170 mijë ndërtesa

01 dhjetor 2023 | 11:23

Mbi 170 mijë ndërtesa në Ukrainë janë dëmtuar apo shkatërruar që kur Rusia nisi luftën e saj kundër këtij shteti 21 muaj më parë.

Kështu ka thënë Olena Shuliak, kryetare e komitetit parlamentar që mbikëqyrë zhvillimin rajonal dhe planifikimin urban në Kiev.

“Sipas vlerësimeve paraprake të bëra nga Shkolla Ekonomike e Kievit, mbi 170.000 ndërtesa janë dëmtuar apo shkatërruar deri më tani nga armiqësitë”, ka shkruar Shuiak në një blog, raportuan agjencitë e lajmeve në Ukrainë.

Në këtë shifër përfshihen mbi 20 mijë ndërtesa banimi.

Sipas këtij raporti, mbi 3 500 institucione të arsimit dhe 420 ndërtesa të kompanive të mëdha dhe të mesme janë goditur nga sulmet ruse. Aeroportet ushtarake dhe ato civile, 344 ura dhe vendkalime si dhe 25 mijë  rrugë po ashtu janë shkatërruar.

Shuliak ka thënë se detyra nuk është vetëm rregullimi i vendbanimeve në gjendjen që kanë qenë para luftës, por që ato të rindërtohen edhe më mirë.

Që kur ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 24 shkurt të vitit të kaluar, Moska ka hedhur mijëra raketa në Ukrainë, duke shkaktuar shkatërrim të madh dhe duke vrarë afër 10 mijë civilë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dr. Sc. Salihe Salihu Akademikja Aurela Anastasi na vjen me…