Ukraina tregon sa ushtarët rusë janë vrarë

27 mars 2022 | 11:50

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka bërë një tjetër bilanc të luftimeve në vend dhe ka arritur në rezultatin se 16600 rusë janë vrarë që nga nisja e pushtimit me 24 shkurt.

Lajmi u publikua dhe nga mediat vendase, të cilat gjithashtu citojnë dhe palën ruse që mohon këto shifra të mëdha fatalitetesh, duke thënë se ushtarët e vrarë gjatë “operacionit special” në Ukrainë janë vetëm 1351.

Gjatë ditës së fundit, Ministria ukrainase e Mbrojtjes deklaroi se ushtria ruse ka përdorur bomba thërrmuese në zonën rezidenciale të Krasnohorivka, ndërkohë që një depozitë armësh pranë Kievit u bombardua nga Deti i Zi.

Rusia nga ana e saj njofton se gjatë 24 orëve të fundit, sistemi kundërajror ka asgjësuar 18 dronë ukrainas në Nova Basan, Pisky, Boryspil, Snovsk, Vyshneve, Koryukivka dhe Petrivskyi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka disa ditë që Jasmin Kadriu është në qendër të…