Ukrainasi kthen BMW-në luksoze në makineri lufte, ua dhuron policëve të qytetit

19 mars 2022 | 17:45

Ukrainasit po tregohen të pathyeshëm deri më tani ndaj pushtuesit rus të cilët prej 24 ditësh po tentojnë që të depërtoj në Kiev, por pa sukses.

Përveç ushtrisë, në Ukrainë janë mobilizuar edhe qytetarë të ndryshëm për të luftuar kundër rusëve. Se fundmi është bërë virale në rrjet një makinë luksoze BMW seria 6.

Pronari i kësaj makine ka vendosur që ta sakrifikoj mjetin luksoz, duke e kthyer në makineri lufte për të qëlluar ndaj rusëve.

Në makinë është instaluar një mitraloz që duket se është montuar në kornizën e makinës, e cila është e ngjashme me ato të përdorura në tanket ruse T-72 .

Sipas informacioneve, makina E64 BMW Seria 6 Cabrio iu ofrua policisë në qytetin Mykolaiv për të mbrojtur territoret e qytetit ukrainas kundër trupave ruse . Meqenëse qyteti ndodhet afër portit të Odessa, operacionet ushtarake në shkallë të gjerë po zhvillohen në rrugët e qytetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Prof. Asst.Dr.Egzone Osmanaj Goditjet e ofertës dhe kërkesës të provokuara…