Ukrainasit bëjnë shkrumb dhe hi dhjetëra automjete luftarake ruse

01 prill 2022 | 19:52

Në drejtim të Kievit, njësitë e Gardës Kombëtare të Ukrainës shkatërruan pozicionet ruse në një luftë guerile.

Pas një shkëmbimi zjarri të gjatë, njësitë ukrainase të NMU-s arritën të djegin dhjetëra automjete luftarake të këmbësorisë ruse, tanke, automjete të blinduara dhe kamionë.

Garda Kombëtare dhe Forcat e Armatosura të Ukrainës vazhdojnë të kryejnë me sukses misione luftarake dhe t’i çlirojnë vendbanimet në rajonin e Kievit nga pushtuesit, kanë njoftuar Forcat e Armatosura të Ukrainës. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrugëtimi në Botërorin “Katar 2022” përcaktohet nga goglat e tërhequra…