Ukrainasit i ndjekin rusët me dron, njëri e pëson keq

17 qershor 2023 | 22:10

Ukraina ka publikuar pamjet e sulmit të dy ushtarëve rusë të cilët po vraponin drejt llogoreve në një fushë të hapur.

Sipas pamjeve të publikuara nga Operativno_ZSU, njëri prej ushtarëve rus e pësoi keq pasi u godit nga droni.

Ushtari tjetër, që ishte vetëm disa metra larg, siç duket, arriti të shpëtonte.

Droni, i cili po shkonte me një shpejtësi të madhe drejt dy ushtarëve rusë, arriti ta godiste njërin prej tyre. Në momentin e shpërthimit u vërejt një tym i madh në llogore.

Nuk dihet se në cilën zonë janë xhiruar pamjet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet në Shkup kanë konfirmuar se në aksidentin e pasdites…