Ukrainasit shkatërrojnë bazën ruse, e godasin me raketat franceze AASM Hammer

31 mars 2024 | 08:51

Ukrainasit kanë filluar të përdorin një lloj të ri bombë që u është dhuruar nga Franca – me të cilën hodhën në erë një bazë ushtarake ruse në afërsi të lumit Dnipro në jug të Ukrainës.

Bëhet fjalë për raketën precizë AASM Hammer e cila është adaptuar në atë formë që të përdoret nga aeroplanët ukrainas MiG, dhe të godet objektivin në një rreze prej mbi 100 kilometra, transmeton Telegrafi.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq këto raketa që demolojnë plotësisht bazën e fshehtë ruse. Nga kjo bazë nuk mbetet pothuajse asgjë pas goditjes me këto raketa.

AASM është një kundërpërgjigje nga ukrainasit ndaj raketave ruse FAB, që u përdorën në masë të madhe për të shkatërruar mbrojtjen ukrainase.

Në video shihen ushtarët rusë duke u futur në atë objekt që shfrytëzohej nga ata, dhe që dukej se dikur kishte qenë një objekt civil.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banorët e fshatrave të Gjakovës që i lidhu ura mbi…