Ukrainasit shkatërrojnë një fabrikë kimike ruse

27 shkurt 2026 | 08:44

Rusia ka pësuar një goditje të rëndësishme me humbjen e një fabrike kimike me rëndësi strategjike, e cila punonte në mbështetje të sektorit ushtarak.

Bëhet fjalë për uzinën kimike në Dorogobuzh, e vendosur në rajonin e Smolenskut, një objekt me rol kyç në industrinë kimike të vendit.

Sulmi ndaj kësaj fabrike ka shkaktuar dëme të konsiderueshme, duke ndikuar drejtpërdrejt në kapacitetin prodhues të saj.

Uzinës i atribuohet prodhimi i rreth 10 për qind të nitratit të amonit në nivel kombëtar. Ky përbërës kimik ka një rëndësi të dyfishtë strategjike: përdoret gjerësisht në bujqësi për prodhimin e plehrave kimike, por njëkohësisht shërben edhe si komponent thelbësor në prodhimin e eksplozivëve.

Për shkak të kësaj rëndësie të dyfishtë, dëmtimi i fabrikës pritet të ketë pasoja si në sektorin industrial dhe bujqësor, ashtu edhe në zinxhirin e furnizimit për nevoja ushtarake.

Humbja e një kapaciteti të tillë prodhues përbën një sfidë serioze për industrinë kimike ruse dhe mund të ndikojë në stabilitetin e furnizimeve në periudhën në vijim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia ka njoftuar se ka dorëzuar trupat e 1 mijë…