Ukrainasit shkatërrojnë tankun rus me armën amerikane

09 mars 2022 | 08:52

Armët anti-tankë “Javelin”, prodhim amerikan, të cilat i janë dhuruar Ukrainës, janë duke u treguar të suksesshëm në luftën që po zhvillohet atje.

Një videoincizim nga droni shfaq goditjen e tankut rus nga arma anti-tank “Javelin”.

Ukraina ka hyrë në ditën e 14-të të luftës. Evakuimet nga qyteti verilindor Sumi janë kryer me sukses. Guvernatori i qytetit ka thënë se 5,000 persona besohet se janë larguar nga ky qytet në dy fazat e evakuimit.

Sumi, qytet afër kufirit me Rusinë, është përballur me bombardime të ashpra në ditët e fundit. Vetëm të hënën, 22 persona kanë vdekur – përfshirë tre fëmijë – si pasojë e sulmeve ajrore ruse, kanë thënë zyrtarët lokalë.

Tentime të ngjashme kanë dështuar në Çernihiv, sepse Rusia ka vazhduar të bombardojë rrugët dalëse, ka pretenduar Ukraina.

Rusia ka bërë të ditur për një tjetër armëpushim, kanë raportuar mediat ruse.

Sipas Moskës, korridoret do të jenë të hapura në Kiev, Çernihiv, Sumi, Harkiv dhe Mariupol nga ora 10:00 sipas kohës lokale. Ky është njoftimi i tretë për armëpushime – ndonëse shumica kanë dështuar..

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot, me fillim nga…