Ukrainë – Rusi, arrihet pajtim për hapjen e tri korridoreve humanitare

29 mars 2022 | 11:28

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, tha se Rusia është pajtuar për hapjen e tri korridoreve humanitare, përfshirë edhe një nga Mariupoli, në mënyrë që civilët të largohen nga zonat e luftës.

Vereshchuk tha se përveç Mariupolit, qytetarët do të mund të largohen edhe nga qyteti i okupuar ukrainas Melitopol për në Zaporizhja.

Korridori i tretë humanitar do t’iu mundësojë civilëve që të largohen nga qyteti Energodar për në Zaporizhja.

Ky njoftim vjen një ditë pasi Ukraina njoftoi se nuk ishte hapur asnjë korridor humanitar për shkak të “provokimeve” të mundshme nga forcat ruse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndonëse e ka filluar e fundit në rajon vaksinimin, Kosova…