UKSHFZ i jep mbështetje të plotë Agim Ademit për rizgjedhje në krye të FFK-së (dokument)

17 janar 2026 | 13:59

Agim Ademi ka marrë mbështetje të plotë për rizgjedhjen e tij kryetar të FFK-së nga Feti Demoli, kryetar i UKSHFZ-së dhe kryesia e saj.

Më 5 shkurt 2026, delegatët e Federatës së Futbollit të Kosovës, në Kuvendin e ri zgjedhor, sipas rregullores dhe statutit të saj, do të zhvillojnë mbledhjen vendimmarrëse për kryetarin dhe kryesinë e re.

Për kryetar të FFK-së në listë është kryetari aktual, Agim Ademi, për të cilin ndajmë mendim pozitiv si njëri me plot virtyte njerëzore dhe suksese të mëdha në arenën ndërkombëtare, si dhe në organizimin dhe avancimin e klubeve aktuale në vend.

Kryetari i UKSHFZ-së, Feti Demoli, pas konsultimeve me kryesinë e ngushtë, tha se Kosova ka avancuar aq shpejt me kombëtaren në vitet e fundit dhe këto suksese duhet të merren parasysh.

Për këtë arsye, për kryetarin aktual Agim Ademi japim mbështetje të plotë për rizgjedhjen e tij edhe për një mandat tjetër në krye të FFK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në 558 vjetorin e vdekjes…