Ulja e rasteve me Covid, Spitali i Gjilanit rikthen në punë katër reparte

21 shtator 2021 | 12:24

Për shkak të uljes së rasteve pozitive me Covid, Spitali i Gjilanit i ka rikthyer në punë katër reparte.

Normalitetit i janë kthyer reparti i Kirurgjisë, Neurologjisë, Psikiatrisë dhe njëri pavion i repartit të Internos.

“Paraprakisht është bërë  pastrimi dhe dezinfektimi i të gjitha hapësirave të  këtyre reparteve, tashmë janë vendosur pacientët sipas patologjive përkatëse”, ka njoftuar ShSKUK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kumtesë e Konferencës shkencore e organizuar nga Instituti i Historisë…