Ulpiana ndali Dritën

15 tetor 2021 | 15:08

Nënkampionia e Kosovës në futboll, Drita është ndalur në barazim nga Ulpiana (1-1), në ndeshjen e parë të xhiros së nëntë në BKT Superligë.

Drita kaloi e para në epërsi në minutën e 27-të, kurse sulmuesi Marko Simonovski realizoi pas një asistimi nga kapiteni Ardian Limani. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-1.

Në minutën e 56-të, Ulpiana e barazoi rezultatin me një gol të bukur të shënuar nga Egzon Qerimi. Pas kësaj ndeshje Ulpiana ka grumbulluar shtatë pikë, derisa Drita ka 13 pikë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë…