Ultimatumi 50 ditor i Trumpit i jep Rusisë një afat për të avancuar

16 korrik 2025 | 12:24

Ultimatumi i presidentit amerikan, Donald Trump ndaj Rusisë për të pranuar një marrëveshje paqeje në Ukrainë brenda 50 ditësh ose përndryshe do të përballet me sanksione të ashpra mbi eksportet e saj të energjisë, i ka dhënë Kremlinit kohë shtesë për të vazhduar ofensivën e verës.

Presidenti Vladimir Putin ka deklaruar vazhdimisht se çdo marrëveshje paqeje duhet të shohë Ukrainën të tërhiqet nga katër rajonet që Rusia i aneksoi në mënyrë të paligjshme në shtator 2022, por që nuk i pushtoi kurrë plotësisht..

Ai gjithashtu dëshiron që Ukraina të heqë dorë nga përpjekja e saj për t’u bashkuar me NATO-n dhe të pranojë kufizime të rrepta për forcat e saj të armatosura – kërkesa që Kievi dhe aleatët e saj perëndimorë i kanë refuzuar.

Një mungesë kronike e fuqisë punëtore dhe municioneve i ka detyruar forcat ukrainase të përqendrohen në mbajtjen e terrenit në vend që të nisin kundërsulme, shkruan Associated Press.

Por, pavarësisht një shtytjeje të rinovuar ruse – dhe një sulmi të vazhdueshëm ajror ndaj Kievit dhe qyteteve të tjera në javët e fundit – zyrtarët dhe analistët ukrainas thonë se mbetet e pamundur që Moska të arrijë ndonjë përparim territorial mjaftueshëm të rëndësishëm brenda 50 ditësh për ta detyruar Ukrainën të pranojë kushtet e Kremlinit në një kohë të afërt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy yjet e muzikës shqiptare, Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj…