Ulutash takon përfaqësuesen e EEAS-it, riafirmohet angazhimi i KFOR-it për sigurinë në Kosovë
25 shkurt 2026
| 13:47
Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash është takuar me drejtoreshën e Drejtorisë për Ballkanin Perëndimor brenda Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), Zuzana Michalcova Shutiakova.
Misioni i NATO-s në Kosovë ka dhënë detaje për takimin përmes një njoftimi në faqen zyrtare në “Facebook”.
“Takimi i ofroi komandantit një mundësi të vlefshme për të përshkruar situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar angazhimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë”, ka njoftuar KFOR-i.



