Umtiti mendon për pension

03 shtator 2025 | 12:49

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti, thuhet se po shqyrton mundësinë e tërheqjes nga futbolli profesionist në moshën 31-vjeçare. Vendimi përfundimtar pritet të merret brenda javës së ardhshme. Fituesi i Kupës së Botës 2018 është një lojtar i lirë pasi kontrata e tij me Lille skadoi këtë verë.

Ndërsa thuhet se ka marrë oferta nga klube në lindjen e mesme, ai mbetet i pasigurt për të ardhmen e tij nëse ka dëshirë të vazhdoj të luaj, për shkak të një dëmtimi të vazhdueshëm në gju që ka dëmtuar karrierën e tij që nga Kupa e Botës 2018. Ai dikur konsiderohej si një nga mbrojtësit më të mirë në botë, por karriera e tij është penguar nga lëndimet.

Umtiti luajti ndeshjen e fundit zyrtare në janar 2024. Në sezonin 2024/25, mbrojtësi veteran nuk bëri asnjë paraqitje për shkak të një dëmtimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
U shkarkua nga Munchester United për rezultate të dobëta, por…