Umtiti në verë ishte afër rikthimit në Lyon

28 tetor 2020 | 16:38

Mbrojtësi i Francës, Samuel Umtiti, gjatë verës ishte shumë pranë kalimit te ish-skuadra e tij, Lyon, ku kaloi plot 14 vjet.

Që nga transferimi i tij në “Camp Nou”, në vitin 2016, 26-vjeçari nuk ka mundur të ambientohet duke shtyrë kështu drejtuesit e klubit ta nxjerrin në merkato. Edhe ardhja në krye të skuadrës së Koeman nuk e ka ndihmuar mbrojtësin, i cili nuk është aktivizuar asnjëherë në këtë kampionat.

Sa i takon Lyonit, ai pohoi se klubi francez është shumë i rëndësishëm për të, pasi falë këtij ekipi ai mundi të transferohej te Barcelona dhe të luante për kombëtaren franceze. Umtiti pranoi se mes klubeve kishte një marrëveshjeje, por që në fund nuk u konkretizua.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por dhe vende…