UNDP-ja do të vazhdojë ta përkrah MPBAP-në

24 shkurt 2020 | 16:23

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike (MPBAP), Agim Veliu, ka pritur në takim, Maria Suokko, përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në Kosovë.

Në këtë takim është diskutuar për partneritetin në mes të MPBAP-së dhe UNDP-së, në kuadër të shumë projekteve të përbashkëta, në të cilat misioni i UNDP-së ka ndihmuar institucionet e sigurisë në Kosovë, duke mbështetur zhvillimin e kornizës përkatëse ligjore, strategjive dhe planeve të veprimit.

Me këtë rast, Veliu ka vënë në dukje vullnetin e tij si ministër, që do të rrisë angazhimet me partnerët dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim që të përdoren të gjitha mekanizmat institucionale në forcimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.

“Parandalimi i krimit të organizuar kërkon bashkëpunim dhe bashkërendim, prandaj ne kemi nevojë për mbështetje të organizatave siç është UNDP-ja, sidomos në projektet e përbashkëta në luftimin e trafikimit të armëve të paligjshme në Kosovë dhe luftimin e krimit kibernetikë dhe për këtë jam shumë falënderues”, ka thënë ministri Veliu.

Ndërsa përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko, ka theksuar se në kuadër të kapaciteteve që ka ky mision në Kosovë, do të vazhdojnë të përkrahin MPBAP-në në projekte që do të rrisin sigurinë e përgjithshme në Kosovë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Bayern Munchen, Joshua Kimmich ka paralajmëruar se në…