UNDP-ja siguron artikuj mbrojtës për Agjencinë e Menaxhimit Emergjent

26 mars 2020 | 14:03

Në kuadër të mbështetjes së institucioneve në luftën kundër Covid-19, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, i ka dorëzuar artikuj mbrojtës edhe Agjencisë së Menaxhimit Emergjent (AME), e cila është aktive dhe e integruar nga fillimi në proceset për koordinimin e përpjekjeve institucionale në situatën e krijuar nga pandemia.

Për të mbështetur punën e Qendrave Operative Emergjente Rajonale  dhe  Njësiteve profesionale të zjarrëfikjes dhe shpëtimit, UNDP-ja ka siguruar artikuj  të nevojshëm mbrojtës: 12 000 copë dorëza gome dhe 500 copë sanitizues dore me bazë alkooli (0.5 l secila).

UNDP-ja ka vlerësuar punën vetëmohuese dhe nivelin e lartë të profesionalizmit të të gjitha institucioneve të linjës së parë  në këtë situatë të vështirë dhe do të vazhdojë të jetë partner i përkushtuar me shpresë që kontributi ynë do ta lehtësojë sado pak punën e gjithë atyre që janë duke punuar në sigurimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës, me anë të Komisionit të…