“Unë apo ajo tjetra…” Sara Hoxha bëhet xheloze për këtë mashkull, dhe nuk është Ledri

21 shtator 2023 | 16:17

Sara hoxha është një nga personazhet më të dashur të publikut, së bashku me partnerin e saj, këngëtarin Ledri Vula

Pak na ndan nga spektakli më i madh i kërcimit ‘Dancing With the Stars Albania’ dhe publikimi i numrit të konkurrentëve që do të marrin pjesë duket se është drejt përfundimit.

Personazhe të njohur gjithashtu edhe të dashur për publikun pritet të shkëlqejnë në pistën e kërcimit krahë partnerëve të tyre profesionistë, kasti i balerinëve të televizionit.

Për këtë të fundit, blogerja Sara Hoxha na ka kthyer 1 vit më parë, kur ajo performonte krahë partnerit të saj të kërcimit, Luixhino. Sara nuk ka pritur shumë, e këtë mbrëmje ka postuar një foto me të, teksa shkruan: Unë apo ajo tjetra

Luixhino këtë sezon të spektaklit gjigand të kërcimit do të jetë krahë konkurrentes Atalanta Kërcyku. Mesa duket, Sara nuk e ka pritur dhe aq mirë zëvendësimin e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Amber Heard po shënon rikthimin e saj zyrtar në ekranin…