
“Unë dua të jem Papa i ri”, bën bujë deklarata e presidentit Donald Trump
Një javë më parë, presidenti amerikan Donald Trump mori pjesë në funeralin e të ndjerit Papa Françesku. Që atëherë, ai ka bërë “shaka” se është i interesuar të bëhet Papa i ardhshëm.
“Kjo do të ishte zgjedhja ime e parë.”
Tani, ai ka bërë një hap më tej. Trump së fundmi ka publikuar një imazh me Al në Truth Social, ku shihet ai i veshur si Papë.
Për t’i bërë gjërat edhe më keq, imazhi u ripostua më pas nga llogaria zyrtare e Shtëpisë së Bardhë në X, duke marrë mbi 20 milionë shikime.
Në përgjigje, shumë e kanë kritikuar postimin e Trumpit si thellësisht fyes për komunitetin katolik.
“Ndoshta postimi më mosrespektues në një det mosrespekti. Edhe pse unë nuk jam katolik”, shkroi një person.
Një person tjetër e përshkroi atë si “thellësisht fyese dhe të çmendur”.
“Ky është fjalë për fjalë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa Vatikani është ende në pikëllimin e humbjes së Papa Françeskut dhe po përpiqet të zgjedhë pasardhësin e tij”, theksoi një tjetër.