
“Unë duke e lutur të dashurin..”/Oriola Marashi konfirmon se është në një lidhje dashurie?
Modelja e njohur, Oriola Marashi, ka vendosur që t’u japë fund aludimeve nëse është në një lidhje apo jo. Ajo ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka ndarë me ndjekësit një foto të saj dhe ka zbuluar një detaj nga jeta personale.
Oriola ka treguar për herë të parë publikisht se është në një romancë.
Në foton e publikuar në “Instastory”, modelja shfaqet duke iu drejtuar partnerit të saj me përkëdheli dhe shaka:
“Unë duke e lutur të dashurin tim që të ma bëjë vetëm një fotografi të mirë. Vajza, a keni edhe ju probleme me këtë gjë apo vetëm unë?”.
Ky detaj i vogël ka mjaftuar për të konfirmuar atë që për një kohë të gjatë ishte lënë në hije. Prej muajsh, në media kanë qarkulluar lajme se modelja ishte në një lidhje dhe madje e fejuar, por Oriola nuk kishte dhënë asnjë koment.
Tani, me këtë postim, ajo i ka dhënë fund çdo dyshimi, duke e pranuar vetë me mënyrën e saj të natyrshme dhe të thjeshtë.