Unë e di kush është ‘znaçka’, por të flasë Veseli për të

19 maj 2020 | 10:06

Ish-deputeti Milaim Zeka ka thënë se ai e di se kush është “znaçka”, por nuk pranon ta zbulojë identitetin e tij. Për këtë, sipas tij, duhet të flasë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i cili sa ka qenë kryetar Kuvendi, në një seancë plenare më 2017 e kishte pyetur Zekën se ku e kishte “znaçkën”.

“Milaim, ku e ke ‘znaçkën’? Nuk ke drejtë të flasësh ashtu”, i kishte thënë Veseli Zekës.

Në emisionin ‘DPT te Fidani’ në T7, Zeka ka thënë se pret që Veselittë shpjegohet lidhur me një deklaratë të tillë.

“Unë e di kush është ‘znaçka’”, ka thënë Zeka.

 

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia i ka kërkuar Google të bllokojë një lajm që…