‘Unë kam sugjeruar të bombardohet Beogradi’, publikohet deklarata e fortë e Bidenit
Kandidati i demokratëve për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, kishte sugjeruar bombardimin e forcave serbe, e këtë e ka thënë me krenari gjatë një paraqitjeje televizive kohë më parë.
Deklarata e tij është shpërndarë në rrjetet sociale tani kur Biden po synon karrigen e të parit në ShBA, e cila është pëlqyer dhe komentuar nga shumë përkrahës të tij shqiptarë.
“Unë kam sugjeruar për ta bombarduar Beogradin dhe kemi dërguar pilotë amerikanë në Beograd, dhe kemi e hedh në erë, të gjitha brigjet ( kanë shpërthyer ) dhe kam sugjeruar t’i largojë furnizimin me vajra”, është shprehur Biden ndër të tjera.
Ndryshe, nga zgjedhjet në Amerikë na ndanë edhe një ditë.
Linku i videos: https://www.facebook.com/100000023198434/videos/3795177063826363/.



