Unë ngrihem përsëri

29 mars 2020 | 22:31

Poezi nga Maya Angelou

Mund të gëzohesh se po më braktis,

Se nga dhimbja e gjitha po mpihem

Ti mendon se po më shkel me këmbë,

Por si pluhur, unë përsëri do ngrihem.

Te shqetëson kryelartësia ime?

Ç’gjë të shkaktoi, papritur mërzinë?

Se unë rri sikur kam puse me nafte,

Që burojnë aty poshtë në kuzhinë?

Njësoj si dielli, njësoj si hëna

Në baticat në harmoni

Njësoj si shpresa që çohet lart,

Unë do ngrihem përsëri.

Dëshiroje të më shihje të thyer,

Me kokë të ulur e sy me lot,

Me supe varur si lule thare,

Grua e mjere qe një fjale se thotë?

Mos të lëndon krenaria ime,

Mos ndoshta kujton se po lajthis,

Se qesh sikur kam miniera ari,

Atje prapa, në oborrin e shtëpisë?

Mund të më qëllosh me fjalët e tua,

Mund ti plagosësh sytë e mi,

Mund të më vrasësh me urrejtjen tënde,

Por njësoj si era do ngrihem përsëri.

Brengosesh se jam e bukur, seksi,

Pse të kapi papritur habia?

Se unë eci sikur kam diamante

Aty ku takohen kofshët e mia?

Nga kasollet e turpit të historisë

Unë ngrihem

Nga e kaluara e hidhur, mes bukurisë

Unë ngrihem;

Jam ujëvarë e lartë, e zezë freskuese,

Po fryhem e derdhem po aq tmerruese.

Duke lënë pas frikën e natës se gjatë

Unë ngrihem

Në një agim mrekullisht të qartë

Unë ngrihem

Duke bartur dhuntitë e të pareve të mia

Jam ëndrra dhe shpresa e skllaves për liri

Unë ngrihem përsëri,

përsëri ngrihem

Ngrihem përsëri!./Kultplus

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, përmes një video-mesazhi,…