Unë nuk do të nënshkruaja dokument ku nuk shkruan Kosova shtet

09 shtator 2020 | 08:42

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe vetë ajo, do ta përfaqësojnë Kosovën shumë më mirë në Shtëpinë e Bardhë sesa delegacioni që ishte së fundmi në Uashington.

Osmani është pyetur se a mendon se më mirë do ta përfaqësonin Kosovën në Shtëpinë e Bardhë, Albin Kurti, Hashim Thaçi dhe Vjosa Osmani, apo ky delegacioni që ishte tash me Avdullah Hotin, Selim Selimin dhe Albulena Balajn?

Ajo ka thënë se “shumë më mirë do ta përfaqësonin dhe do ta përfaqësojnë së shpejti besoj, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti bashkë”.

Më tutje, ajo ka thënë se kryeministri Hoti nuk ka ditur ta mbrojë Republikën e Kosovës.

“Hoti nuk ka ditur ta mbrojë Kosovën në ShBA. Delegacioni kosovar nuk ka insistuar sa duhet për çështjen e njohjes reciproke”, ka thënë Osmani në “Prime Time”.

Sipas kryeparlamentares Osmani, është delegacioni i Kosovës që ka dështuar në Uashington. “Unë nuk do të nënshkruaja asnjë dokument ku nuk figuron Kosova shtet. Delegacioni i Kosovës ka dështuar në këtë pikë. Nuk duhet të fajësohet Amerika”, është shprehur Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar se…