UNICEF sjell sonte në Kosovë shiringat për vaksinën kundër COVID-19

25 shkurt 2021 | 22:26

Shefi i zyrës së UNICEF-it (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë) në Kosovë, Murat Sahin përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter, ka thënë se shumë shpejt do të ndajë detaje për mbërritjen e vaksinës kundër COVID-19 në Kosovë.

Sahin e bëri këtë koment derisa njoftoi se përmes një fluturimi janë sjellë në Kosovë, dërgesa e parë e shiringave që do të përdorën për vaksinën kundër COVID-19.

“Fluturimi i sotëm do të sjellë dërgesën e parë të shiringave që do të përdoren me vaksinat (kundër) COVID-19 në Prishtinë. Së shpejti, detaje për mbërritjen e vaksinave. Së bashku mundemi”, ka shkruar Sahin në Twitter.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK’së, Enver Hoxhaj, ka…