Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane i gatshëm për investime strategjike në Kosovë dhe Shqipëri

10 prill 2018 | 14:13

Në një takim të organizuar nën patronatin e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Zurich, ministrat e dy shteteve shqiptare për Diasporën, Pandeli Majko dhe Dardan Gashi, kanë takuar komunitetin e bizneseve shqiptare në Zvicër.

Duke çmuar lartë kontributin e deritanishëm të mërgatës, të dy ministrat kanë bërë thirrje që afaristët shqiptarë nga mërgata të bëhen pjesë e pjesëmarrjes në projektet strategjike.

Përfaqësuesit e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, nënkryetari Zenun Krasniqi dhe drejtori ekzekutiv Bekim Brestovci, kanë njoftuar ministrat Majko dhe Gashi se Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, krahas investimeve të deritanishme të bëra nga anëtarët e Unionit në shtetet e origjinës, tani janë në fazën e dytë të përgatitjes së dokumentacionit për aplikim për marrjen e licencës për hapjen e Bankës Zhvillimore të Diasporës, në Kosovë.

Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane gjithashtu ka shprehur gatishmërinë që të jetë në kontinuitet kontribuues në të gjitha projektet të cilat nga qeveritë e të dyja shteteve do të shihen si projekte të një rëndësie strategjike.

Në fund të takimit u shpreh edhe një vullnet i madh që të hapen zyrat e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane si në Tiranë dhe po ashtu në Prishtinë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, së bashku…