Unioni i Bizneseve po rritet…

14 qershor 2020 | 11:46

Megjithë krizën nga Corona, Unioni nuk ndalet në rrugëtim e saj. Ky takim i anëtarëve të Unionit në Bornheim i organizuar nga grupi aktiv i rrethit Bonn/Rhein-Sieg, ka ndodhur duke respektuar kufizimet, normat dhe  ligjet aktuale për tubimet në objekte të mbyllura, prandaj pjesmarrja ishte deri në numrin e lejuar.

Gjatë takimit u promovue hapja e fabrikës “Po!”  për pije në Ferizaj/Greme, pronarë të së cilës janë anëtari i shquar dhe koordinatori në Union, Fatbardh Blenishta/R.B.Bau GmbH me bashkëpronarët, anëtar të Unionit, Isuf Sahiti, Mentor Shehu dhe Fatlum Blenishta.

Takimi u shoqërua me muzikë nga Vëllëzrit Tahiri.

Pesë firma pjesëmarrëse në takim shprehën dëshirën e madhe me qenë pjesë e Unioni. Duraku GmbH,  DS/Sami Delijaj, VB UG, MV Bau GmbH dhe Shabani Bewehrungstechnik GmbH, të cilave Kryesia dhe Kryetari i Unionit, Nazmi Viqa ju dëshirojn mirëseardhje në Union.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka pranuar letër…