Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane hap zyrë në Kosovë, Haradinaj: Moment jetik për hapjen e vendeve të reja të punës

24 nëntor 2023 | 12:56

Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka hapur zyrë në Kosovë. Në ceremoninë e hapjes së kësaj zyre kanë marrë pjesë kryetari i këtij unioni, Nazmi Viqa, filantropi Lazim Destani, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, etj.

Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se hapja e kësaj zyre është moment jetik për Kosovën.  Sipas tij, kjo zyre do të ketë ndikim në hapjen e vendeve të reja të punës.

“Shumë të rinj e te reja shqiptarë që dikur u detyruan ta lëshojnë atdheun për shkak të kohërave të vështira, i’u përveshën punës e bënë të zotë. Sot në Gjemani janë dhjetëra biznese të suksesshme, ku kanë arritur që në bashkëveprim të rrisin potencialin e tyre në tregun gjerman e më gjerë por edhe të ndihmojnë ekonominë e Kosovës përmes projekteve të ndryshme. Sot, së bashku me kolegët Ardian Gjini dhe Ukë Blakaj u pritëm nga Kryesia e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, kryesuar nga kryetari Nazmi Viqa, dhe po ashtu nga Kryetari i Nderit i këtij unioni, Lazim Destani. Hapja e zyrës se Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane në Kosovë është një moment krenarie. Një mundësi e mirë për zgjerimin e veprimtarisë së tyre në favor të zhvillimit dhe shtrirjes së bizneseve të diasporës në vendlindje dhe bashkëpunimit ekonomik me kompanitë e Kosovës, një moment jetik për hapjen e vendeve të punës dhe qëndrimin e të rinjve në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria nga 14 qershori do përfaqësohet në fazën finale të…