
United bie sërish, Brentford feston ndaj “Djajve të Kuq”
04 maj 2025
| 17:21
Manchester United zhgënjen sërish, teksa pësoi disfatë 4-3 ndaj Brentford. “Djajtë e kuq” realizuan të parët me Mount, por sfida u përmbys nga një autogol i Shaë dhe një gol i Schade.
Në pjesën e dytë, golat e Schade dhe Wissa thelluan rezultatin. Golat e Garnachos dhe Diallo ngushtuan shifrat, por pa mundur dot t’i ndryshojë udhë këtij takimi.
United, pas kësaj humbje, renditet në vendin e 15-të me 39 pikë, shumë larg pritshmërive.
Takim tjetër interesant ishte ai mes West Ham dhe Tottenham, sfidë kjo e mbyllur në paqe 1-1.