Unitedi, 200 milionë euro për Salahin

04 prill 2018 | 13:29

Manchester Unitedi është duke e përgatitur një ofertë të majme për ta transferuar Mohamed Salah nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar të verës, raporton “Don Balon”.

Jose Mourinho duket se është i etur për ta blerë anësorin e Liverpoolit, me Liverpoolin që nuk është i gatshëm t’i ndajë rrugët me njeriun kryesor për më pak se 200 milionë euro.

Real Madridi është i interesuar për egjiptianin, po ashtu, me presidentin Florentino Perez që shpreson se dëshira e 25-vjeçarit për të luajtur për klubin nga La Liga do të bëjë që ai t’i refuzojë ofertat e tjera.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mungesa e punëtorëve të kualifikuar, normat e larta të ka…