Unitedi anulon marrëveshjen me kompaninë ruse

25 shkurt 2022 | 16:47

Manchester United ka anuluar marrëveshjen e sponsorizimit në vlerë prej 40 milionë funtesh me linjën ajrore ruse “Aeroflot”.

Këtë vendim, klubi anglez e ka marrë të premten, një ditë pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

“Në dritën e ngjarjeve në Ukrainë, ne kemi tërhequr të drejtat e sponsorizimit të ‘Aeroflot’. Ne ndajmë shqetësimet e fansave tanë në mbarë botën dhe shprehim ngushëllimet tona për ata që janë prekur”, thuhet në njoftim. Manchester Unitedi kishte një marrëveshje afatgjate tregtare, e cila u arrit për herë të parë me kompaninë ruse në vitin 2013. Marrëveshja e Unitedit me “Aeroflot” u rinovua në vitin 2017 me një vlerë prej 40 milione funtesh dhe do të skadonte në 2023.

“Aeroflot” është linja ajrore kombëtare e Rusisë dhe fluturon në 146 destinacione në 52 vende të botës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një punonjëse e Forcave Operacionale është arrestuar nga agjencia e…