
Unitedi arrin fitore të ‘çmendur’ ndaj Southamptonit
29 nëntor 2020
| 17:13
Manchester Unitedi ka arritur një fitore të ‘çmendur’ në ndeshjen kundër Southamptonit (2-3), në Premier Ligë.
Southamptoni e mbylli me epërsi 2-0, pjesën e parë të ndeshjes me golat e shënuar nga Bednarek dhe Ward-Prowse. Në pjesën e dytë Edison Cavani realizoi dy gola dhe një tjetër e shtoi Fernandes, pas asistimit të Cavanit për fitoren me rezultat 2-3.
Nga ora 17:30 zhvillohet derbi në mes Chelseat dhe Tottenham Hotspur.
(Epoka e re)