Unitedi e dëshiron Tielemans në vend të Pogbas

11 prill 2022 | 17:34

Youri Tielemans raportohet se është objektivi kryesor i Manchester Unitedit për afatin kalimtar të verës.

Një numër klubesh, duke përfshirë Arsenalin, Liverpoolin dhe Juventusin, janë të lidhur me 24-vjeçarin, i cili ka shënuar shtatë gola dhe ka regjistruar tre asistime në 39 paraqitje këtë sezon.

Megjithatë, Manchester United thuhet se është i vendosur për ta transferuar Tielemansin gjatë afatit kalimtar të verës, sipas “Tuttosport”. Leicester City besohet se do ta lejojë largimin e reprezentuesit belg këtë verë, për të mos e humbur pastaj me parametra zero në vitin e ardhshëm.“Djajtë e Kuq” e shohin Youri Tielemansin si zëvendësues ideal të Paul Pogbas, i cili pritet të largohet si lojtar i lirë nga “Old Trafford”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka…