
Unitedi e ka në dorë fatin e PSG-së
Skuadra e Manchester United është vetëm një pikë larg kualifikimit në mesin e 16 ekipeve më të mira në Ligën e Kampionëve.
Klubi anglez e pret në “Old Trafford” nënkampionen e kësaj gare nga edicioni i kaluar, Paris Saint-Germain. “Djajtë e Kuq” aktualisht janë në krye të Grupit H dhe i duhet vetëm një barazim në njërën nga dy ndeshjet e fundit për të siguruar kualifikimin, derisa sonte duhet të jenë të kujdesshëm për faktin se PSG-ja kërkon “hakmarrje” për humbjen në ndeshjen e parë (1-2), gjithashtu i duhet fitorja për të mbetur në garë për kualifikim.
Unitedi në këtë ndeshje hynë pas fitore se madhe kundër Southampton me rezultat 2-3. Në anën tjetër skuadra e PSG-ja duhet të shënon fitore në “Old Trafford” përndryshe do të këtë vështirë kualifikimin dhe nëse nuk arrihet një gjë e tillë do të ishte një dështim i madh për këtë klub, por edhe për trajnerin Tuchel, i cili do ta ketë të sigurt shkarkimin. PSG-ja në fundjavë luajti 2-2 me Bordeauxin, dhe tash është në vendin e parë me vetëm dy pikë para Lille.
Në ndeshjen tjetër të Grupit H, takohen Basaksehir-Leipzig. Klubi gjerman udhëton në Turqi për fitore që do t’i mundësonte me lehtë kualifikimin. Një tjetër ndeshje shumë interesante do të zhvillohet edhe në Grupin E ku Sevilla dhe Chelsea luftojnë për pozitën e parë në grup, sepse të dy këto klube kanë nga dhjetë pikë. Krasnodar-Rennes luajnë për pozitën e tretë që e dërgon në Ligën e Evropës. Derbi i zjarrtë do të zhvillohet edhe në Gjermani ku Borussia Dortmund e pret Lazion e Vedat Muriqit dhe Thomas Strakoshës. Dortnmundi ka 9 pikë, kurse Lazio ka 8 pikë dhe këto dy skuadra kërkojnë pozitën e parë në grup.
Grupi E
18:55 Krasnodar – Rennes
21:00 Sevilla – Chelsea
Tabela
1. Chelsea 4 10 pikë
2. Sevilla 4 10
3. Krasnodar 4 1
4. Rennes 4 1
Grupi F
21:00 Borussia Dortmund – Lazio
21:00 Club Brugge – Zenit
Tabela
1. Dortmund 4 9 pikë
2. Lazio 4 8
3. Club Brugge 4 4
4. Zenit 4 1
Grupi G
21:00 Ferencvaros – Barcelona
21:00 Juventus – Dynamo Kyiv
Tabela
1. Barcelona 4 12 pikë
2. Juventus 4 9
3. Dynamo Kyiv 4 1
4. Ferencvaros 4 1
Grupi H
18:55 I.Basaksehir – Leipzig
21:00 Manchester U. – PSG
Tabela
1. United 4 9 pikë
2. PSG 4 6
3. Leipzig 4 6
4. Istanbul B. 4 3
(Epoka e re)