Unitedi eliminon Tottenhamin, shkon në finale të FA Cup

21 prill 2018 | 20:59

Manchester Unitedi ka fituar gjysmëfinalen e FA Cup kundër Tottenhamit duke siguruar plasmanin në finale të kësaj kupe.

Tottenhami kaloi së pari në epërsi në minutën e 11 përmes Allit, që shënoi nga një asistim i bukur i Eriksenit, transmeton Koha.net.

Por, skuadra e Jose Mourinhos përmbysi rezultatin duke shënuar dy herë. Sanchez shënoi golin e barazimit në minutën e 24 pas asistimit nga Pogba.

Kurse golin e fitores e shënoi Herrera në minutën e 62 pas asistimit nga Lukaku.

Në finale Unitedi e pret fituesin e takimit Chelsea – Southampton.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Diçka e pabesueshme ndodhi në Meksikë: trofeu i Ligës së…